Koliti Ulceroz: Semundja Inflamatore e Zorreve
Koliti Ulceroz - Semundje e Zorres se Trashe
Koliti ulceroz: eshte semundje inflamatore e zorreve me etiologji te panjohur.
Eshte semundje kronike qe karakterizohet me keqesime dhe permiresime te here pas hereshme.
Koliti Ulceroz: Semundja Inflamatore e Zorreve |
Klinikisht manifestohet me : Diare (jashteqitje) dhe Rektoragji (gjakederdhje nga zorra e trashe), si pasoje e inflamacionit (ndezjes) te mukozes se kolonit - zorres se trashe.
Lexoni gjthashtu: Semundjet e zorres se trashe: Simptomat dhe Trajtimi
loading...
Inflamacioni lokalizet ne mukoze, me pak ne submukoze dhe nuk preken shtresat me te thella te zorreve.Neutrofilet dhe eozinofilet grumbullohen perreth bazes e kripteve duke formuar- mikroabscese.
Ne ataqe te renda te semundjes shkaktohet - Megakoloni: fryerja e zorre se trashe.
Megakoloni eshte gjendje e cila mund te komplikohet me perforimin e zorreve dhe te shkaktoje vdekjen e te semurtit.
Epidemiologjia e Kolitit Ulceroz:
Mosha: qe preket me teper eshte prej 20 deri 40 vjec. Gjinia: me teper e prek gjinine femerore.
Me e shpeshte ne mjedise ekonomikisht te zhvilluara.
Klinika e Kolitit Ulceroz:
Karakteristike jane:
1. Jashteqitjet muko-hemoragjike: me mukus dhe gjakederdhje,
2. Dhembje barku,
3. Temperature e ngritur,
4. Humbja ne peshe.
Ne mbi gjysmen e rasteve semundja paraqitet ne:
I. Formen e lehte - me:
1. me pak se 4 jashteqitje ne dite,
2.pa gjakederdhje rektale (rektoragji) dhe
3.pa anemi.
II. Format e renda - karakterizohen me:
1. Me shume se 6 jashteqitje ne dite,
2. Rektoragji - gjakederdhje rektale,
3. Anemi,
4. Temperature te ngritur dhe me
5. Gjendje te pergjithshme te prekur.
Te dhenat laboratorike:
Nuk ka ndonje analize tipike per semundjen, por verehen keto ndryshime:
1. SE (sedimentimi i eritrociteve) eshte i rritur,
2. Leukocitoze - numri i leukociteve i rritur,
3. Anemia , etj...
Komplikimet:
I. Komplikimet lokale:
1. Fisuarat,
2. Fistullat perianale,
3. Abscesi,
4. Prloapsi rektal dhe
5. Hemoroidet.
II. Komplikimet sistemike:
1. Crregullimet e funkionit te melcise ,
2. Iritis ,
3. Erythema nodosum ,
4. Pyoderma gangrenosum ,
5. Stomatitis aftosa ,
6. Artriopatite , etj...
Diagnoza per Kolitin Ulcerativ :
Diagnostifikimi me i sigurte behet me:
1. Rektosigmoidoskopi dhe
2. Irigografi .
I. Rektokopia :
a) Shenjat e para:
1. Hiperemia e mukozes dhe
2. Edema e mukozes .
b) Shenjat e mevoneshme :
1.Mukoza e granuluar dhe
2.Gjakederdhje ne prekje .
c) Ne semundjen e progeduar :
1. Ulceracionet ,
2. Pseudopolipet dhe
3. Strikturat .
II. Irigografia me kontrast te dyfishte : mund te vertetoje:
-perhapjen e semundjes dhe
-ndryshimet .
Ndryshimet fillestare : Mukoza e dhembezuar - si pasoje e kalimit te kontrastit ne ulceracione .
Diagnoza diferenciale e Kolitit Ulceroz dhe dallimi nga semundjet e tjera te zorres se trashe :
1. Amebiaza ,
2. Dizenteria bakteriale (Shigelloza) ,
3. Salmoneloza ,
4. Jersinioza ,
5. Koliti pseudmembranoz , etj...
Nese ju ka pelqyer ky artikull atehere ju lutemi qe te perdorni mjetet per shperndarje te permbajtjes ne rrjete sociale, e qe gjenden ne faqe.
Nese keni ndonje pyetje shtese atehere ju keni mundesine qe te shkruani komentet tuaja ne seksionin e komenteve me poshte.