Majasili - Eczema Vulgaris
Majasili - Semundje e lekures
Majasili është sëmundje e lëkurës e shkaktuar nga kontaktet e përsëritura të personit të sensibilizuar në sensibizatorë.
Shkaktarët e sëmundjes janë kryesisht substancat kimike si:metalet,antiseptikët,dezinficientët,konzervansët,medikamentet,vajrat ndryshme,etj.
Reaksioni alergjik është i tipit IV (celular),me pjesëmarrjen e alergjenit.
Majasili ne duar
Ndryshimet në lëkurë më shpesh vërehen në vendet e kontaktit si në duar.
loading...
Në fazën akute sëmundja paraqitet me eritema,edema,papula,vezikula,bulla,pustula,erozione dhe lagështi,deskuamim deri te shërimi pa sekvela.
Kruarja si shenjë subjektive është shumë e shprehur dhe prezente.
Në fazën kronike lëkura është e thatë,e infiltruar e vrazhdë dhe e likenifikuar.
Sëmundjet e tjera të ngjashme janë:neurodermitis,dermatofitet,psoriasis,dermatiti detritiv,dermatiti toksik.
Mjekimi bëhet me mjekim të përgjithëshëm,lokal dhe fizikal.