Grimi i fytyrës i bën gratë të duken më inteligjente

Grimi i fytyres

Shumë studime janë kryer mbi strukturën e lindur të fytyrës, dhe njerëzit nga të gjitha kulturat dhe kontinentet janë kryesisht të një mendimi se çfarë quhet “fytyrë e bukur.” 


Duke lënë mënjanë bukurinë e natyrshme, një studim i ri tregon se gratë, kur përdorin kozmetikë, ndryshojnë dukshëm perceptimin e të tjerëve ndaj tyre.


loading...

Shkencëtarë nga universiteti Harvard, spitali i përgjithshëm në Massachusetts dhe firma e prodhimeve kozmetike Proctor Gamble, morën 149 burra dhe gra dhe u treguan atyre 4 fotografi të ndryshme femrash. Në fotot e para ato ishte pa grim në fytyrë, dhe në secilat nga tre fotot pasuese në mënyrë progresive ato paraqiteshin me kozmetikë në fytyrë.

Pjesëmarrësit – si burra dhe gra – i vlerësuan fotot për natyrën tërheqëse, pëlqyeshmëri, besueshmëri, dhe kompetencës.

Rezultatet ishin: sa më shumë kozmetikë që një grua përdorte aq më tërheqëse dukej. Por edhe kozmetika mund të ketë një kufi, thotë studimi, sepse kur eksperimenti u përsërit me pak ndryshim në shtimin e grimit, fytyrat me shumë grim u vlerësuan si më pak të besueshme sesa fytyrat pa asnjë lloj kozmetike./Astrit Lulushi/

Postimet Me Trendy

Majasili - Eczema Vulgaris

Semundjet e zorres se trashe: Simptomat dhe Trajtimi

Si te matet shtypja e gjakut?