Çka është Infeksioni ?


Infeksioni mund të përkufizohet si depërtim, vendosje dhe shumëzim i mikroorganizmave patogjenë në indin e ndonjë organizmi të lartë (njeri, kafshë, bimë). 
 Fjala infectio. rrjedhë prej fjalës latine inficio = helmim.


Sëmundja ngjitëse është infeksion gjatë të cilit çrregullohet ose rrezikohet funksioni i organizmit të sulmuar. Ky është proces i ndërlikuar biologjik në të cilin, me vetit e veta bashkëveprojnë mikroorganizmi dhe makroorganizmi si dhe kushtet e jashtme të cilat ndikojnë në to.


loading...
Për t'u sëmur makroorganizmi nga sëmundja ngjitëse, duhet të ekzistojnë këto kushte:

  1. duhet të ekzistojë mikroorganizmi patogjen i aft për infeksion;
  2. duhet të ekzistojë makroorganizmi pranues i mikroorganizmit të caktuar;
  3. duhet të ekzistojë rasti gjatë të cilit mikroorganizmi patogjen i aftë për infeksion kontakton me makroorganizmin dhe futet në të.

Mikroorganizma infektiv quhen me term të përbashkët mikroorganizmat e llojeve të ndryshme:

  1. virusët
  2. bakteret
  3. protozoarët
  4. kërpudhat
Invaziteti-Ka të bëjë me cilësinë e mikroorganizmave për të depërtuar, shumëzuar dhe përhapur në inde.
Patogjeniciteti-.Është aftësia e ndonjë mikroorganizmi për të çrregulluar në makroorganizëm proceset fiziologjike,d.m.th.për të shkaktuar sëmundjen.
Virulenca-paraqet aftësinë e ndonjë mikroorganizmi patogjen për të shkaktuar infeksion.Ajo në një farë mënyre është një pjesë,shkallë e patogjenicitetit.
Toksiciteti-Është veçori e shumë baktereve prodhimi i lëndve toksike, me masë të madhe molekulare, të ashq. toksina.
Te bakteret dallojmë dy lloje toksinash -ekzotoksinat dhe endotoksinat.
Ekzotoksinat-sipas përbërjes kimike janë proteina të cilat i tajojnë bakteret nëmjedisin e tyre rrethues. Disa ekzotoksina sajohen prej dy pjesëve, zakonisht të lidhura me lidhje disulfide. Njëra pjesë lidhet për receptorin specifik në qelizë dhe ashtu mundësohet hyrja në qelizë e pjesës tjetër e cila është bartëse e aktivitetit toksik.
Endotoksinat-kimikisht janë komplekse lipopolisakaridesh me origjinë nga muri i qelizës bakteriale, dhe që lirohen gjatë shkatërrimit të bakteres.

Postimet Me Trendy

Majasili - Eczema Vulgaris

Semundjet e zorres se trashe: Simptomat dhe Trajtimi

Si te matet shtypja e gjakut?