Nje trajtim i ri per Sklerozen Multiple
Si funksionon Skleroza Multiple |
Metode e re per Sklerozen Multiple
Trajtimi i ri përfshin largimin e qelizave të sistemit imun përgjegjës për sklerozën multiple.
loading...
Në sklerozën multiple, leukocitet, të quajtura qelizat T, çorientohen, duke sulmuar shtresën e jashtme mbrojtëse të qelizave nervore apo mielinën. Në individë të shëndetshëm, qelizat T ose leukocitet janë përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave tumnorale ose shkaktareve infektive si bakteriet,viruset,etj.
Mielina përshpejton transmetimin e impulseve nervore prej trurit dhe palcës kurrizore për gjymtyrët dhe nervat optike, të cilat gjithashtu janë të mbështjella me mieline.
Kur mielina shkatërrohet, impulset motorike nervore bllokohen, duke rezultuar në paaftësi të rënda dhe verbëri në shumë njerëz me sklerozë multiple.
Në një studim në revistën “Science Translational Medicine”, shkencëtarë amerikanë dhe gjermanë kanë zhvilluar një terapi që ndalon sulmin kundër mielines pa dëmtuar funksionin normal të sistemit imunitar. Autorët thonë se trajtimi eksperimental synon qelizat T të trurit që janë përgjegjës për sëmundjen. Terapia është një qasje ndryshe nga trajtimet aktuale te sklerozes multiple, të cilat e deprimojne sistemin imunitar.
Lloji i ri i trajtimit përfshin marrjen e miliarda qelizave T nga një pacient dhe ngarkimin e tyre me antigjene- mieline. Qasja është e ngjashme me mënyrën se si funksionin një vaksinë.
Nëntë pacientët me sklerozë multiple në Hamburg, Gjermani u trajtuan me antigjenet e mielines. Rezultati ishte se sistemet imunitarë të këtyre pacientëve i konsideruan si të huaja qelizat T të ngarkuara me antigjene, duke paaftësuar dhe vrarë leukocitet e dëmshme deri në 75 për qind.
Megjithëse kjo nuk është një kurë për Sklerozen Multiple, autorët e studimit besojnë se kjo qasje e re është një hap në drejtimin e duhur.