Sa ushqim na nevojitet gjatë ditës?

Sa ushqim na nevojitet gjatë ditës?

Një nga pyetjet kryesore te ekspertëve botërorë të shëndetësisë është se sa ushqim është e nevojshme që të konsumohet gjatë ditës ?


Nevojat kalorike për ushqim varen nga disa faktorë siç janë mosha,gjinia,profesioni,kushtet atmosferike dhe gjendjet fiziologjike si menstruacionet,shtatëzënia,laktacioni dhe lehonia.

loading...
Duke u bazuar në disa kritere,OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) ka formuluar të ashtuquajturin Mashkullin Standard dhe Femrën Standarde .

Mashkulli Standard është 25 vjeç,i gjatë 175 cm, me peshë 75 kg, i cili punon 8 orë prej të cilave 4 orë rrin ulur dhe 4 orë qëndron në këmbë,jeton në temperaturë 20 C, ecë 5-10 km në këmbë dhe i nevojitën 2900 cal (kalori).

Femra Standarde është e gjatë 168 cm, me peshë 58 kg,kushtet tjera vlejnë si për mashkullin standard, dhe i nevojiten 2100 cal .

Vlerat kalorike te njeriu varen edhe nga mosha:
  • njerzët e moshës prej 35-55 vjeç vlerat kalorike për ushqim u bien për 5 % ,
  • prej 55-75 vjeç vlerat kalorike u bien për 8 % ,
  • mbi 75 vjeç vlerat kalorike u bien për 10 % .

Sipas Hermonit-ekspert i ushqimit, në ushqimin e përditëshëm të njeriut duhet të jenë prezente:

  • drithërat dhe produktet e tyre 35 % ,
  • yndyrnat dhe vajrat e ndryshme 10 % ,
  • mishi i peshkut,vezët 15 % ,
  • qumështi dhe produktet 15 % ,
  • pemët dhe perimet 15 % ,
  • sheqernat dhe koncentratet 10 % .

Sipas disa statistikave në botë ekzistojnë mbi 400 milionë njerëz që vuajnë nga uria,ndërsa në vende të zhvilluara ka shumë njerëz që vuajnë nga majmëria -marrja e tepërt e materieve ushqyese.

Postimet Me Trendy

Majasili - Eczema Vulgaris

Semundjet e zorres se trashe: Simptomat dhe Trajtimi

Si te matet shtypja e gjakut?