Përgatitja e racionit ditor ushqimor

Përgatitja e racionit ditor ushqimor

Në përgatitjen e racionit ditor ushqimor duhet pasur parasysh që me përbërjen e tij të mbulohen si nevojat energjetike,ashtu edhe nevojat plastike të organizmit të organizmit brenda 24 orëve.


loading...

Racioni ditor ushqimor nuk duhet të ketë përbërje të njejtë te të gjithë personat.Ai duhet ti përgjigjet moshës,profesionit,gjinisë dhe faktorëve të tjerë.


Gjatë përgatitjes së racionit ushqimor ditor duhet t’i përmbahemi këtyre principeve:

  • duhet që racioni ushqimor t’i mbulojë nevojat e organizmit me energji për mbajtjen e funksioneve vitale dhe kryerjen e një sërë detyrave sipas profesionit që ushtrohet.
  • racioni ushqimor ditor duhet t’i përmbajë të gjitha materiet nevojshme ushqimore: proteinat,karbohidratet (sheqernat),yndyrat,vitaminet,kripërat minerale dhe ujin.
  • racioni ushqimor ditor po ashtu duhet t’i përmbajë materiet ushqimore në përqindje të caktuar (optimale) për nevojat e organizmit: 15% proteina,34-40% yndyra,45-50% sheqerna. Fëmijëve të moshës së rritjes brenda 24 orëve u nevojiten 2-3 gramë proteina për 1 kg të peshës trupore.
  • ushqimi duhet të ketë shije të mirë,të merret 3-4 herë në ditë dhe me kohë të caktuar.


Skema e poshtëshënuar paraqet kërkesat energjetike të shprehura në kJ (kilo-xhaul)(1 kalori = 4.184 kJ) te njerëzit e profesioneve të ndryshme dhe të moshave të ndryshme:

Për punëtorët në industri 13800 kJ/day
Për punëtorin e ndërtimit 18810 kJ/day
Për nxënësit 12-14 vjeç 10032 kJ/day
Për nxënësit 8-12 vjeç 7942 kJ/day
Për studentin 12540 kJ/day

Gjatë përpilimit të racionit ushqimor duhet pasur parasysh që produktet e pasura me proteina (mish,peshk,vezë) të përdoren kryesisht në mëngjes e drekë,kurse produktet bimore dhe ato të qumështit kryesisht të përdoren në darkë.

Postimet Me Trendy

Majasili - Eczema Vulgaris

Semundjet e zorres se trashe: Simptomat dhe Trajtimi

Si te matet shtypja e gjakut?